Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së nëntë, në mesditën e sotme u zhvilluan tri super-ndeshje.

Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Ballkanit.

May be an image of 2 people, people playing football, people standing and grass

Ndeshja në fjalë u mbyll në paqe 1:1, ku për vendasit shënoi Gerhard Progni (’57), kurse për mysafirët realizoi Nazmi Gripshi në minutën e 64-t.

Nga ana tjetër, derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll 1:2 në favor të llapjanëve në “Fadil Vokrri”.

Për kryeqytetasit realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 22-të, derisa për Llapin shënuan Kastriot Selmani dhe Valmir Veliu në minutën e 93-të dhe 95-të të ndeshjes.

Dhe në fund, Dukagjini arriti ta mposhtë Malishevën me rezultat 2:0 me golat e Shabanit (’68) dhe Elezajt (’93)./