Lionel Messi ka ‘shkatërruar’ një mori të tërë lojtarësh në karrierën e tij, por mbrëmë fituesi gjashtë herë i Topit të Artë ishte në anën e kundërt.

Në ndeshjet e fundit kundër Marseilles në Stade Velodrome, Dimitri Payet e detyroi argjentinasin që të kthehej në një rreth.

Francezi e kaloi Messin me lehtësi, duke e bërë 34-vjeçarin të dukej si një lojtar jo i klasit të lartë.

Ai më pas e ndoqi Payetin, por e kishte të vështirë ta merrte topin, derisa ajo lëvizje u bë virale në internet.