Mesfushori i Adelaide United, Josh Cavallo ka folur haptaz për homoseksualitetin e tij.
Cavallo shpreson që më shumë futbollistë profesionistë të ndjekin shembullin e tij dhe të shpallin publikisht se janë homoseksual.
“Duke u rritur – Kam ndjerë gjithmonë nevojën për të fshehur veten. Unë jam Josh Cavallo, jam futbollist dhe jam krenar që jam homoseksual”
“E di se ka lojtarë të tjerë që jetojnë në heshtje”, shkroi ai në “Twitter”.
Lojtari i Melburnit, Cavallo tha se shokët e tij të skuadrës dhe trajnerët e Adelaide kishin qenë si një familje për të, por ai u lodh nga detyrimi për të shmangur “bisedat normale të dhomave të zhveshjes” për jetën e dashurisë.


























