Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka marrë tri pikë të tjera në shtëpi, duke e mundur 3-0 Bolognan.

Nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares së Koso0vës, Amir Rrahmani.

Ai është bërë zgjedhja e parë e Spallettit dhe po e shpërblen trajnerin me punë në fushë, pasi edhe sonte, bashkë me Kalidou Koulibaly ndihmuan David Ospinan që të mbajë portën e paprekur.

Me këtë fitore, Napoli ka shkuar në kuotën e 28 pikëve, aq sa Milani, që po luftojnë kokë më kokë për pozitën e parë.