Ndeshjet e mbetura të Premier Ligës me shumë gjasë do të rikthehen në qershor.
Por masat do të jenë të rrepta, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Derisa tifozët nuk do të kenë mundësi të ndjekin skuadrat e tyre në stadium, pasi ato do të jenë të boshatisura.
E për ta kanë menduar drejtuesit e disa skuadrava angleze.
Ata kanë propozuar që ndeshjet, ose të paktën disa prej tyre, të shfaqen vazhdimisht falas në YouTube.