Kampionia olimpike Distria Krasniqi do t’i rikthehet garave në sportin e xhudos nesër, ku për herë të parë pas medaljes së artë olimpike në Tokio të Japonisë, do të garojë në Grand Slamin e Bakusë.
Kjo garë do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, ku do të fillojë nga data 5 shtator dhe mbaron më 7 nëntor.
Po ashtu, xhudistja kosovare i rikthehet garave me një ndryshim, ku tani nuk do të garojë në kategorinë deri në 48 kilogramë, por në kategorinë deri në minus 52 kilogramë.
“Kam ardhur për të garuar në -52 kilogramë. Është kategoria që më përshtatet më së miri”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Më pas Distria tregoi arsyen se pse deri tani ka garuar në kategorinë deri në 48 kilogramë.
“Ishte disi si një operacion komando, një strategji afatshkurtër për të fituar të artën olimpike”, tha Krasniqi.
Krasniqi është xhudistja e vetme nga ekipi kosovar i xhudos që do të garojë në Grand Slamin e Bakusë.
Luften e parë do ta ketë kundër xhudistes japoneze Nanako Tsubone, kurse në raundin e dytë e pret xhudistja nga Hungaria Reka Pupp.






























