Manchester City e ka fituar kryendeshjen e javës së 11-të në Premierligën angleze dhe derbin e Mançesterit.
Në “Old Trafford”, “Qytetarët” janë përballur me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në mesditën e sotme.
Ndeshja në fjalë i takoi Manchester Cityt me rezultat të pastër, 0:2.
Autogoli i Eric Bailyt (‘7) dhe goli i Bernardo Silvas (’45) ia dhuroi fitoren mysafirëve.
Me këtë fitore, Manchester City ngritet në vendin e dytë me 23 pikë, kurse Manchester Unitedi bie në vendin e pestë me 17 sosh.




























