Ylli kosovar, Milot Rashica ka reaguar pas shkarkimit të trajnerit Daniel Farke.

Rashica reagoi përmes rrjetit social, Instagram, ku shkroi: “Faleminderit për gjithçka shef”.

Klubi anglez njoftoi shkarkimin e trajnerit pas 208 ndeshjeve dhe katër vite e gjysmë në krye të skuadrës.

Ndryshe, Farke njihet si personi kryesor që ndikoi në transferimin e Rashicës te klubi anglez në afatit kalimtar të verës së fundit.