Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Epo, të paktën ky është një algoritëm i krijuar nga një profesor matematike në Universitetin e Oksfordit.
Portugezi është ndër ata që konsiderohen “G.O.A.T” në futboll, së bashku me rivalin e tij Lionel Messi dhe Diego Maradonan, Pelen dhe disa të tjerë.
Sulmuesi i Manchester United është numri një në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve, sepse ai ka dëshmuar shkëlqimin e tij në disa liga, dhe kjo është një mënyrë se si ai kryeson një listë të re.
Profesori i matematikës në Oksford, Dr. Tom Crawford, ka dalë me indeksin GOAT, në bashkëpunim me LiveScore, për të vërtetuar se kush është në të vërtetë GOAT (më i miri i të gjitha kohërave).
Ronaldos i është dhënë rezultati 100%, ku Messi, Pele, Ferenc Puskas dhe Ronaldo Nazario përbëjnë pesëshen e parë, nga lojtarët që kanë fituar dy ose më shumë Topa të Artë.































