Superliga e Kosovës vazhdoi sot me tri ndeshjet e radhës, në kuadër të xhiros së 16-të.

Ballkani zhvilloi takimin në udhëtim te Feronikeli, ku triumfoi me rezultat 0:1, dhe ia doli t’i marrë tre pikët, duke rrëmbyer edhe kreun.

Teksa, në ‘Liman Gegaj’ , në duelin mes Malishevës dhe Drenicës, takimi u mbyll me rezultat 2-0.

Në takimin e tretë, Llapi – Gjilani nuk pati gola.