Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit të Topit të Artë në Paris.

Sipas shumë raportime nga mediat huaja, sulmues i Manchester United nuk do të udhëtoj në Francë, ku ai në të kaluarën kishte marrë pjesë pesë herë.

Derisa është thënë se portugezi e ka bërë synim kryesor para se të pensionohet, të fitojë më shumë çmime të Topit të Artë se argjentinasi.

Gazeta portugeze SIC thotë se Ronaldo nuk do të jetë në Theatre du Chatelet, ku Messi pritet të marrë një tjetër Top të Artë.