Sulmuesi Besart Berisha është larguar nga FC Prishtina.
Berisha dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për ta shkëputur kontratën.
“Insporti” kishte raportuar ekskluzivisht për transferimin e tij te skuadra kampione në fillimin të sezonit.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë për shkak të lëndimit ai nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
Sulmuesi 36-vjeçar debutimin me fanellën bardh e kaltër e bëri kundër Dritës në Gjilan. Ai në atë ndeshje u inkuadrua si rezervist dhe zhvilloi 15 minuta.
Me Prishtinën zhvilloi vetëm tri ndeshje. Ndaj Dritës, Gjilanit dhe Malishevës.
Besarti pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në kontinetin e largët – Australi, aty ku edhe shkroi historinë, duke u shëndrruar në golashënuesin më të mirë në histori të A-Ligës me 148 gola (Liga e parë e futbollit në Australi).
Po ashtu, Berisha është futbollisti i parë që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve.



























