Barcelona e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në “Camp Nou”.
Skuadra katalunase ishte nikoqire e Real Betisit sot në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Real Betisi me rezultat minimal, 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për Betisin e realizuan Juanmi në minutën e 79-të.
Me këtë humbje, Barcelona mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 23 pikë të tubuara.
Kurse, Real Betisi ka tubuar 30 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë.




























