Ballkani ka vendosur që sërish të bëjë ndryshime në shtabin teknik.

Klubi nga Suhareka e ka larguar trajnerin Bekim Isufi.

Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.

Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.

Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.

Na priftë e mbara Suharekë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Isufi iu bashkua Ballkanit në fillim të këtij edicioni.

Kjo skuadër momentalisht ndodhet në pozitën e tretë me 33 pikë të tubuara, dy më pak se lideri SC Gjilani.