Sevilla dhe Barcelona do të përballen mes vete, ndeshje kjo që i takon javës së katër në La Liga, por që ishte shtyrë me kohë.
Ndeshja fillon nga ora 21:30, dhe zhvillohet në stadiumin “Sanchez Pizjuan”.
Andaluzianët synojnë fitoren në mënyrë që t’i ofrohen në tri pike Real Madridit në vendin e pare, kurse Blaugranët kanë udhëtuar për fitoren e dytë radhazi në La Liga.
Sevilla renditet e dyta në tabelë me 37 pike, kurse Barcelona në vendin e tetë me dhjetë pike më pak.
Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Sevilla: Bono, Kounde, Fernando, D.Carlcos, Rekik, Delaney, Jordan, Rakitiq, Ocampos, Papu Gomez, Rafa Mir.
Barcelona: Ter Stegen, Pique, Araujo, Busquests, Dembele, Jordi Alba, F.de Jong, Eric Garcia, Jutgla, Gavi, Ez Abde.


























