
Manchester United ka barazuar me Newcastle United 1-1, në kuadër të javës së 17-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, me Saint-maximin, në minutën e shtatë, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Edinson Cavani e barazoi rezultatin në minutën e 71-të, ndërsa pavarësisht që Newcastle kishte raste sidomos në fund pjesës së dytë, por De Gea ishte në formë të mirë.
David de Gea ishte i jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes, duke bërë pritje thuajse të pamundura.
Manchester United, pas këtij barazimi, mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë, pas 17 ndeshjeve.

























