Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Tiranes, ka fituar çmimin e portierit të vitit në kampionatin shqiptar. Gardiani 191 centimetra i gjatë, poashtu është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të vitit në kategorinë superiore.
Bekaj, në sezonin 2020/2021, ka mbrojtur portën e skuadrës së Tiranës në 35 ndeshje, teksa në stinorin aktual ka zhvilluar 14 nga 15 ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit.




























