Xherdan Shaqiri u transferua këtë sezon nga Liverpooli tek Lyoni për 10 milionë euro, transmeton VAR Kosova.

Megjithatë, ylli nga Zhegra e Gjilanit nuk ka pasur një sezon të mirë tek francezët, duke regjistruar vetëm një gol në Ligue 1.

Sipas të përditshmes franceze Le Eqipue, 30 vjeçari është i zhgënjyer me gjashtë muajt e parë në Francë dhe ka vendosur të i dëgjojë ofertat për një largim në afatin kalimtar të janarit.