Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain llogariten si klubet favorite për të fituar trofeun e garës më të madhe ekipore evropiane, Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22.

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve është mbyllur në fillim të muajit dhjetor. Në mënyrë të parashikueshme, shumica e gjigantëve evropianë kanë arritur në raundin e 16-të.

Megjithatë, ka pasur edhe mjaft surpriza me klube të mëdha si Barcelona dhe Borussia Dortmund që nuk kanë arritur ta sigurojnë kalimin e grupit dhe kanë përfunduar në garën e dytë për klube në Evropës, Ligën e Evropës.

Ekipet që përfunduan në krye të grupeve të tyre përkatëse janë shortuar kundër njërës prej skuadrave që përfunduan në vendet e tyre. Ata gjithashtu do të kenë avantazhin e shtuar duke luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi.

Në Zvicër, në mes të dhjetorit është hedhur shorti i fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta, por edhe disa ndeshje që cilësohen të lehta në letër.

Paris Saint-Germain-Real Madrid dhe Inter-Liverpool janë dy takimet më të forta të fazës së parë të eliminimit direkt, ndërsa interesant pritet të jetë edhe në përballjen Atletico Madrid-Manchester United.