Mesfushori i Kosovës, Vesel Demaku, ka shënuar supergol të premten për Altachun, por e ka humbur finalen e Kupës së Austrisë.

LASK-u fitoi 4:2 ndaj Altachut të Demakut dhe e siguroi trofeun në fund.

Demaku shënoi për 2:1 në minutën e 30-të në të mirë të Altachut me gjuajtje të fuqishme e të saktë.

Koha e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa LASK-u në vazhdime shënoi edhe dy herë të tjera për fitoren 4:2.

Demaku luajti deri në minutën e 115-të.