Qendërmbrojtësi Kosovar Sadiki është larguar nga skuadra e Irlandës, Dinn Harps për t’iu bashkua asaj italiane, Virtus Entella, që garon në Serie C. Sadiki 23-vjeçar ka thënë se mezi pret të nis të luaj për klubin italian.

“Kam filluar të njoh njerëzit këtu dhe më kanë lënë përshtypje të madhe. Mezi pres të filloj. Unë jam një mbrojtës i fortë fizikisht, më pëlqen të luaj me top, por gjithashtu kam ritëm të mirë. Do të më duhet të mësohem me këtë situatë të re, veçanërisht për sa i përket taktikave. Kam luajtur kryesisht në Britani dhe atje aspekti taktik është më pak i rëndësishëm. Unë do të doja ta jetoj këtë përvojë në maksimum dhe gjithashtu do të përpiqem të filloj të mësoj pak gjuhën”, ka thënë Sadiki për faqen zyrtare të klubit italian.

Kosovar Sadiki