Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë të Torinos, Mërgim Vojvoda, ka njoftuar të mërkurën “Corriere dello Sport”.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve tjera në Itali, por pista më konkrete është Roma. Megjithatë ka mmunësi që Torino të mos e lirojë mbrojtësin kosovar gjatë këtij afati kalimtar.
26-vjeçari me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Skuadrës italiani iu bashkua në shtator të vitit 2020.





























