Futbollisti i Real Madrid, braziliani Vinicius Junior, po ndjekë metodën e Cristiano Ronaldos sa i përket stërvitjeve.
Madje ai e ka punësuar një kuzhinier dhe një trajner personal gjatë muajve të fundit, të cilët po përkujdesen për ushqimin dhe stërvitjet e tij në baza ditore.
Kuzhinieri po e vëzhgon nga afër dietën e tij dhe e ka përgatitur një plan të ri ushqimi për t’u siguruar që braziliani po ha shëndetshëm.
Ndërsa trajneri personal po punon për ta bërë Viniciusin lojtar më të fortë dhe më të shpejtë.
Me metodën e ashtuquajtur “Cristiano”, Vinicius synon të bëhet lojtar i klasit botëror, duke punuar në kondicionin fizik dhe mentalitet.