Remzi Ejupi, i cili e ka në pronësi skuadrën kosovare, FC Prishtina, ka konfirmuar se ka siguruar shumë teste për koronavirus.
Ejupi ka thënë se kampionati duhet të vazhdojë.
“Jemi angazhuar të i sigurojmë 11 mijë teste për COVID-19 për futbollin”, ka theksuar dje drejtpërdrejt, kryetari FC Prishtina, gjatë një emisioni televiziv.
Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ejupi, njëherësh pronar i kompanisë ajrore “Eurokoha” ka thënë se për këto teste janë konsultuar me institucionet përkatëse, aty ku edhe do të dorëzohen testet.