Ylli senegalez, Sadio Mane, ka shpërndarë fotografi ku shihet në shtrat bashkë me Kupën e Kombeve të Afrikës.
Mane dhe ekipi sengalez arritën fitore ndaj Egjiptit, në një finale që zgjati 120 minuta, ku më pas fituesi u vendos me ekzekutime të penalltive.
29 vjeçari, ani se humbi goditjen nga pika e bardhë në minutën e shtatë, nuk e humbi rastin e dytë, kur goditja e tij ishte vulë për fitoren e Senegalit.
Senegali fitoi 4-2 në penallti, raporton KK.
Shoku i Manes në klubin e Liverpoolit dhe rivali i mbrëmshëm, Mohammed Salah, nuk gjuajti nga penalltia, pasi që kombi egjiptian e kishte caktuar atë për goditjen e pestë, gjë që nuk ishte e nevojshme.





























