Liverpooli planifikon që në verë të transferojë Gavin e Barcelonës.
“Daily Express” shkruan se klubi anglez do të tentojë të shfrytëzojë gjendjen jo të mira financiare te Barçës për të blerë mesfushorin spanjoll.
Klubi nga Katalonja po tenton të bindë Gavin që të nënshkruajë kontratë të re, por deri me tani 17-vjeçari ka refuzuar të firmos.
Problemi qëndron te paga e lartë që kërkon lojtari, e të cilën nuk mund t’ia ofrojë Barcelona.
Në 27 ndeshje këtë sezon, Gavi ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe tri asistime.



























