Zlatan Ibrahimoviq është bërë viral pasi postoi një video të stërvitjes së çmendur rrjetet sociale.

Sulmuesi 40-vjeçar i Milanit ndau një video të tij duke bërë ushtrime të muskujve të barkut ndërsa ishte i varur në një thes boksi, që kishte mbishkrimin “Durim”.

Brenda pak orëve, publikimi i videos së Ibrahimoviq kishte marrë mbi dy milionë shikime. Ibra, aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi, të cilin e pësoi më 23 janar në ndeshjen kampionale kundër Juventusit. Ende nuk ka një datë për kthimin e tij në fushë kurse këtë edicion, ai është përballur me lëndime të shumta.

Deri më tani, Ibrahimoviqi ka shënuar tetë gola në 19 paraqitje për Milanin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit por më herët ua ka bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron ta vazhdojë edhe për edicionin e ardhshëm.