Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes ka treguar se sa afër ishte skuadra angleze për të nënshkruar me Ronaldinhon.

Scholes tha se Manchester Unitedi kishte qenë shumë afër transferimit të Ronaldinhos dhe ia kishte rezervuar atij një numër për fanellë.

Por braziliani e ndryshoi mendjen në minutën e fundit dhe shkoi në Barcelonë.

“Ne ishim jashtë Anglisë, në turne parasezonal, dhe unë mendoja se ishim shumë afër ta zyrtarizonim transferimin e tij dhe t’ia jepnim atij një numër. Por, më duket se ai e ndërroi mendjen në momentin e fundit dhe nënshkroi për Barcelonën” ka thënë Scholes.