Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do ta nis ndeshjen nga minuta e parë kundër Evertonit, në kuadër të Premier Ligës, shkruan VAR Kosova.

Broja tash e një kohë është ndër emrat e parë në formacionin e trajnerit gjerman të Southamptonit, Ralf Hassenuttl.

Reprezentuesi shqiptar deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe sot do ta kërkojë golin e radhër kundër Evertonit që për trajner ka Frank Lampard.

Lampard sa ishte trajner i Chelsea sezonin e kaluar ia dhuroi debutimin yllit shqiptar, 20-vjeçar, me fanellën e Chelseat.

Ndeshja e sotme nis nga ora 16:00. /VAR Kosova/