Brentfordi ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë, duke e mposhtur Norwichin me rezultatin 3:1.

Startues për Norwich Cityn ishte edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.7.

Me këtë humbje Norwichi mbetet në pozitën e fundit në Premier League me 17 pikë, ndërsa Brentfordi rënditet në vendin e 15 me 27 pikë.