Bundesliga pritet të fillojë të shtunën më 16 maj (nesër).

Mirëpo, në ndeshjen e parë pas pauzës disa muajshe, do të mungojë trajneri i skuadrës Augsburg.

Drejtues të këtij klubi kanë bërë të ditur se trajneri Heiko Herrlich, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë që luhet pikërisht të shtunën kundër Wolfsburg.

Ndeshja e kësaj fundjave pritej të ishte e para për të si trajner i Augsburgut, pasi u emërua në këtë post më 10 mars, për t’u kthyer në karrierën si trajner 18 muaj pasi ndau rrugët me punëdhënësit e fundit, Bayer Leverkusen.

Arsyeja e mungesës është shkelja e rregullave të vendosura si masa parandaluese për Covid-19.

Tani, ai do të duhet të qëndrojë larg skuadrës dhe stafit të trajnerit deri sa t’i dalin dy teste për Covid-19 negative, ashtu siç janë udhëzimet për të gjitha klubet në ligën elitare të Gjermanisë.

Trajneri Herrlich e ka pranuar se ishte larguar nga hoteli i skuadrës të enjten.

E një gjë e tillë nuk lejohet për shkak të masave të ndërmarra para rinisjes së Bundesligës.

Ndeshjet do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.