Atletico Madrid ka reaguar ndaj deklaratës së gjyqtarit Mark Clattenburg, i cili e pranoi se Real Madridit duhej t’i ishte anuluar goli në finalen e vitit 2016 në finalen e Ligës së Kampionëve, në të cilën e kishte ndarë vetë drejtësinë.

Clattenburg e ka pranuar se goli i parë i Real Madridit, i shënuar nga kapiteni Sergio Ramos, duhej të ishte anuluar pasi që ishte në pozitë jashtë loje.

Ndërsa Atletico Madridi ka reaguar në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter duke i publikuar disa fotografi të lajmeve për këtë deklaratë të gjyqtarit anglez.