Në ndeshjen mes Kosovës dhe Burkina Fasos në kryeqytet, është mbyllur pjesa e parë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova është nikoqire e kombëtares afrikane.

Pas 45 minutash, Kosova është në epërsi 2:0 me golat e Fidan Alitit (‘3) dhe Astrit Selmanit (’23).

Kjo është ndeshja e parë e Alain Giresses në krye të Kosovës.

Ndryshe, pas pesë ditësh, Kosova e luan një miqësore tjetër ndaj Zvicrës në Cyrih.