Federata e Futbollit të Kosovës e ka nisur Kuvendin Zgjedhor për kryetar të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.

FFK-ja i ka nisur punimet në këtë kuvend, i cili ngjalli polemika si asnjëherë më parë.

Kryetari aktual, Agim Ademi, që njëherit është edhe kandidati i vetëm në këtë kuvend, ka qenë në qendër të vëmendjeve muajve të kaluar.

Në këtë kuvend ndodhen 43 delegatë nga 58 sa janë gjithsej.

Tashmë është hedhur në votim edhe posti i kryetarit, të cilin Ademi e fitoi me 42 vota sosh.

Kështu, Ademi do të jetë në krye të FFK-së të paktën edhe për katër vjet.