Skuadrat spanjolle Villarreal dhe Getafe kanë mohuar të kenë bërë diçka në kundërshtim me ligjin.

Kjo pasi media të shumta spanjolle kanë raportuar se policia po heton për një kurdisje të mundshme në barazimin 2:2 mes dy skuadrave në La Liga, vitin e kaluar.

Gazeta El Pais ka raportuar se ndeshja po hetohej si pjesë e Operacionit Oikos, i nisur vitin e kaluar, kur 11 persona u arrestuan për formimin e një grupi për kurdisje të ndeshjeve dhe për përfitim nga bastet sportive.