Kanë vazhduar hetimet pas vdekjes tragjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Së fundmi, një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol. 

Raporti thekson se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Raporti gjithashtu thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.