Tradita e festimit të golave me shokët e skuadrës, ka vazhduar edhe pasditen e sotme në Bundesligë.

Futbollistët e Borussia Dortmund shënuan 4 gola kundër Schalkes, por të gjithë i festuan në distancë.

Kjo për shkak të rregullave të reja si masa mbrojtëse kundër COVID-19.

Por futbollistët e Hertha Berlin, duket se u gëzuan më shumë dhe përqafuan njëri-tjetrin pas shënimit të 3 golave kundër Hoffenheim.

Mirëpo, Bundesliga nuk do t’i dënojë lojtarët të cilët u afruan për të festuar me njëri-tjetrin, ka konfirmuar DFL.