Ashtu siç ishte vendosur nga qeveria gjermane, në këtë shtet u kthye sot futbolli.

Disa futbollistë ishin me fat dhe shënuan gol dhe të tjerë asistuan për shokët e tyre.

E disa të tjerë ishin të pafat. Njëri ndër ta ishte edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Berisha goditi dy herë shtyllën në ndeshjen kundër Paderbornit. Mesfushori kosovar luajti 69 minuta për Dusseldorfin në barazimin 0-0 ndaj Paderbornit.

Futbollist tjetër i pafat ishte Dennis Diekmeier, kapiten i skuadrës në Bundesliga 2, Sandhausen.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-të të ndeshjes.

Fati nuk ishte në anën e futbollistët të Hoffenheim, Kevin Akpoguma, i cili shënoi autogolin e parëpas rikthimit të futbollit, në minutën e 58-të./VAR Kosova/