Bayern Munich ka fituar ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit në Gjermani.
Si mysafirë, Bayern ka mposhtur skuadrën Union Berlin me dy gola epërsi.
Futbollistët e Bayernit e nisën më mirë dhe goli i parë erdhi nga ai të cilit duket se izolimi “nuk ia ka lënë shenjë”.
Për koincidencë, golin e 40-të këtë sezon, polaku Robert Lewandowski, e shënoi në minutën e 40-të, nga pika e bardhë.
Për rezultatin përfundimtar Union Berlin – Bayern Munich 0-2, u përkujdes francezi Benjamin Paward, në minutën e 81-të.