Xherdan Shaqiri e ka mbyllur edhe një tjetër ndeshje me paraqitje të mirë në kampionatin MLS të SHBA-së.Shaqiri asistoi në golin e vetëm të Chicago Fire që të shtunën mbrëma pësoi disfatë të thellë nga Atlanta United me rezultatin, 4:1.

Ai asistoi në minutën e 11-të në golin e barazimit 1:1.Harkimin e Shaqirit e shfrytëzoi nigeriani, Chinonso Offor.

Reprezentuesi i Zvicrës krijoi edhe disa raste për shënim gjatë ndeshjes.

Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ishte kapiten i skuadrës