Atletet e nënshkruara të legjendës së basketbollit Michael Jordan, me të cilat kishte luajtur në vitin 1985, janë shitur për një shumë rekorde prej 560 mijë dollarë në një ankand online.

Atletet Nike Air Jordan 1, që Jordan i kishte mbathur në stinorin e tij debutues në NBA me Chicago Bullsin, planifikoheshin të shiteshin rreth 150 mijë dollarë nga Sotheby’s.

Rekordi i vjetër ishte 437.500 dollarë për një palë këpucë “Moon Shoes” të Nike’s të vitit 1972.