Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, është fejuar me të dashurën e fëmijërisë, Lucia Loi, pasi i propozoi martesë në Hollywood.

Dyshja kishin fluturuar pwr në Los Anxhelos, menjëherë pas ndeshjes sw fundit sezonale tw United. Ata besohet se kanë darkuar në restorantin e famshëm të ushqimeve të detit, Catch LA, para se Rashford të bënte propozimin.

Rashford dhe Lucia, të dy 24 vjeç, u takuan që kur filluan shkollën e mesme në Manchester, kur ishin 15 vjeç, raporton DailyStar.

Çifti më pas u nda, por ndarja e tyre nuk zgjati shumë, me marrëdhënien e tyre të rindezur në janar të këtij viti.

Marcus Rashford gets engaged to childhood sweetheart Lucia - Daily Star