Sonte do të zhvillohet finalja e garës më të madhe evropiane për klube në futboll.
Në “Stade de France”, Paris, sonte do të jetë e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit.
Në kryeqytetin francez do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Nga ora 21:00, Liverpooli do të përballet me skuadrën më të trofeshme në këtë garë, Real Madridin.
Real Madridi e ka fituar këtë trofe 13 herë tashmë, kurse Liverpooli gjashtë herë.




























