Ish-kampioni i UFC, Andrei Arlovski, është luftëtari i fundit që e ka sfiduar Mike Tysonin për kthimin e tij në ring.

Ai ka kërkuar që meçi të përbëhet nga një rund boksi dhe një rund arte të përziera marciale (MMA).

Andrei Arlovksi, 41-vjeçar, e kishte fituar meçin e tij të fundit në UFC Fight Night, që u zhvillua në maj. 

Derisa Mike Tyson është stërvitur në mënyrë intensive për ta realizuar dëshirën e kthimit në ring për një meç bamirës.

“Nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij. Nëse një rund është boks e tjetri është me artë të përziera marciale, atëherë meçi mes nesh është i mundur” ka thënë Arlovski.