Manchester City ka njoftuar marrëveshjen me Anderlechtin për Sergio Gomez, i cili ka nënshkruar për katër vite.

21-vjeçari spanjoll bashkohet nga Anderlecht, me mbrojtësin e majtë që ka bërë 49 paraqitje për klubin belg gjatë sezonit 2021-2022.

Sergio e filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Barcelonës përpara se të largohej nga klubi katalanas për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fillim të vitit 2018.