SIVAS, TURKIYE - OCTOBER 05: Ballkani's head coach Ilir Daja holds a press conference ahead of the UEFA Europa Conference League group G 3rd week match between Demir Grup Sivasspor and Ballkani at the New Sivas 4 Eylul Stadium in Sivas, Turkiye on October 05, 2022. (Photo by Serhat Zafer/Anadolu Agency via Getty Images)

Trajneri Ilir Daja ka thënë se me numrin e lojtarëve që ka në dispozicion te Ballkani është vështirë të mbahet ritmi, sidomos në ndeshjet e Ligës së Konferencës. Ballkani u mposht 2:1 nga Sivasspori të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

“Një pjesë të parë e nivelit të mirë. Pos golit kemi pasur edhe disa raste. Duhej të shkonim më shpejtë te goli i dytë për t’i dhënë qetësi ekipit. Probleme kemi pasur edhe në mesin e fushës, por mungesa e Kuçit dhe Gripshit na kanë detyruar të shtyjmë zëvendësimet. Kundërshtari u freskua me ndërrimet e shumta e ne jemi detyruar të shtyjmë zëvendësimet. Ajo që na mungoi ishte goli i dytë”, ka thënë Daja.

Ai ka bërë të ditur se i ka 12 lojtarë në të cilët llogaritë.

“Nëse do të bëjmë aq shumë ndërrime sa bëmë në minutat e fundit, do t’ia lëmë çdo gjë spontanitetit. Do të humbim kontrollin në sulm dhe në mbrojtje. Edhe sot kishim një shans, pavarësisht se nuk ishim në ditën më të mirë. Kemi luajtur ndeshje më të mira. Kemi kontingjent prej 12 titullarësh dhe ngarkesa është e madhe. Duhet të kemi 17-18 lojtarë për të ruajtur freskinë dhe për të ruajtur ekuilibrat në fushë. Ritmi është mbi atë të kampionatit tonë dhe duhet numër më i madh lojtarësh”, ka shtuar Daja.