Prezantuesi i “Match of the Day”, Gary Lineker pretendon se dy lojtarë të Premier League janë afër të dalin si homoseksualë para Kupës së Botës të këtij dimri në Katar.
Ka pasur shumë kritika për vendimin për t’i dhënë Katarit mundësinë për të pritur këtë turne, me qasjen e vendit për të drejtat e LGBTQ+ nën llupë.
Duke folur në një intervistë që do të publikohet në Daily Mirror të nesërmen, Lineker i ka dërguar një mesazh të fortë Katarit përpara fillimit të turneut, duke u zotuar të mos i shmanget pyetjeve të vështira gjatë mbulimit të garës.
Përveç kësaj, ish-sulmuesi i Tottenham, Leicester City dhe Anglia bëri pretendimin e madh se dy lojtarë të Premier League mund të dalin publikisht si homoseksual.
Identiti i tyre ende nuk është bërë i ditur, por Lineker shpreson që dyshja të bëjë publike vendimin e tyre gjatë kohës kur zhvillohet Kampionati Botëror.





























