Bayern Munichu po planifikon që të shpenzojë mjete financiare për ta përforcuar skuadrën.

“Fichajes”, shkruan se Victor Osimheni i Napolit është objektivi kryesor i klubit gjerman.

Te Bayerni janë të vetëdijshëm se konkurrenca për të transferuar nigerianin është e madhe, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe klubet e mëdha në Angli, si Manchester United e Arsenal.

Megjithatë, “bavarezët” po synojnë që ta joshin Osimhenin duke i ofruar kushte shumë të mira, në mënyrë që ai të zgjedhe Bayernin para klubeve të Premier Leagues.

23-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025.