Ekipi i Milot Rashicës, Werder Bremen, në xhiron e 28-të të Bundesligës është nikoqir i ekipit Borussia Monchengladbach, në takimin që fillon në ora 20:30, raporton VAR Kosova.
Bremeni i është afruar në tri pikë pozitës së 17-të që mundëson ndeshje të barazhit për mbetje në Bundesligë dhe ka një ndeshje më pak se ekipet tjera – atë me Eintrachtin.
Në ndeshjen e sotme, Borussia Monchengladbach është favorite dhe kuota për “2sh të pastër” është 1.72, barazimi ka kuotë 4.00, kurse kuota për fitore të Werderit është 4.5, shkruan VAR Kosova duke u bazuar në kuotat dhe statistikat që ofron rrjeti i bastoreve bwin.
Për meraklinjtë e basteve, gjithnjë duke iu rikujtuar që të vëni baste në mënyrë të ligjshme dhe të përgjegjshme, kemi selektuar edhe disa kuota që kanë të bëjnë me futbollistin e kombëtares së Kosovës.
Kuota që Rashica të shënojë në këtë ndeshje është 3.25, kurse kuota që ai të shënojë golin e parë është 7.50.
Për ata që sot besojnë në formën e Milot Rashicës mund ta “ndjekin” kuotën që Rashica të shënojë golin e parë dhe që Werderi të fitojë 2:1 dhe për 1 Euro bast në këtë kuotë mund ti fitoni 51 Euro kthim.





























