Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për të ardhmen e tij.

Djaloshi nga Prizreni ka thënë se do të ishte i lumtur të transferohej në ndonjë skuadër më të madhe.

Por nuk ka përmendur ndonjë ekip ku ai dëshiron të transferohet, shkruan mediumi turk ‘Sabah’.

“Sa për të ardhmen time, unë jam në klubin më të madh në Turqi dhe është në dorën e klubit të vendos nëse i pëlqen oferta. Do të ishte mirë që unë të transferohem në ndonjë klub edhe më të madh”, ka thënë Muriqi.

Për sulmuesin e Fenerbahçes kanë shprehur interesim shumë skuadra, sidomos nga Anglia.

Por skuadra londineze e Tottenham e drejtuar nga Jose Mourinho, duket se është më serioze në këtë drejtim.